Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze në Prishtinë.
Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë”, siç janë: Java e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Java e Filmit Frankofon, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Kulturës, në realizimin e këtyre projekteve, sipas këtij memorandumi, ofron mbështetjen financiare në vlerë prej 3.500.00 € (tremijë e pesëqind euro), për projekte të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2017.
Kryetari i Aleancës Franceze të Prishtinës, Ilir Avdiu, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.