Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar i ka thënë BBC-së se po “heton urgjentisht raportet për incidentin rrugor në Nigeri ku u përfshi të paktën një shtetas britanik”.
Një zëdhënës tha se është gati të "ofrojë ndihmë konsullore, nëse kërkohet".
"Mendimet tona janë me të prekurit dhe familjet e tyre", shtuan ata, transmeton Klankosova.tv
Media lokale The Guardian raporton se "dy britanikë" kanë vdekur në aksidentin me makinë. BBC nuk e ka verifikuar ende këtë lajm.
Ndryshe, BBC raporon se sapo kanë marrë një përditësim tjetër nga qeveria e shtetit Ogun, e cila thotë se Anthony Joshua është i vetëdijshëm dhe ka qenë në kontakt me familjen e tij. https://klankosova.tv/kjo-eshte-gjendja-shendetesore-e-joshuas-pas-aksidentit-trondites/