Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me drejtorin e Bujqësisë në komunën e Mitrovicës, Ekrem Sdaiku, kanë vizituar fermerët e fshatrave të Vidimriqit, Çabërit, Kushtovës e Zubin Potokut të cilët kanë pësuar dëme në kulturat bujqësore nga reshjet e fundit të breshrit.
Gjatë vizitës, Peci i njoftoi fermerët e kësaj zone se ka proceduar në mbledhjen e radhës së QEverisë si pikë të rendit të ditës kompensimin e dëmeve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro.
“Duke u nisur nga kjo MBPZHR po angazhohet që në një të ardhme të afërt të mundësohet që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në shumë komuna të Kosovës ka pasur reshje të mëdha të shiut dhe të breshrit gjë që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.