Lajmet e fundit

Delegacioni shqiptar u kryesua nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa pala amerikane u drejtua nga Alton Buland - Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.
“Përgjatë bisedimeve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dakordësuam që të vijojmë pa ndalim në rritjen e përpjekjeve që e forcojnë në shumë dimensione partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.
Krenarë për këtë partneritet të palëkundur, ndërsa mbetemi thellësisht mirënjohës ndaj #SHBA për mbështetjen e vazhdueshme në progresin euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimo”, ka njoftuar Nufi përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv