Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, bashkë me Kreun e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama dhe dhjetëra ushtarë të FSK-së, do të vizitojnë sot Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Me këtë rast do t'u dorëzojnë fëmijëve dhurata dhe kartolina me mesazhe të shkruara nga ushtarët me rastin e festave të fundvitit, njofton Klan Kosova.
Takimi i tyre me fëmijët të cilët po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë, pritet të mbahet në ora 15:00.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.