Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka pritur në një takim drejtorët e drejtorive të arsimit në Kosovë, ku kanë diskutuar për përgatitjet e fillim-vitit të ri shkollor.
Ndërkaq duke iu referuar parlamërimeve nga SBASH, se ky vit shkollor do të nis me grevë, Ministri Bajrami, tha se mësimdhënësit nuk duhet të mendojnë vetëm për veten por edhe për nxënësi, njofton Klan Kosova.
‘’Sindikalistët duhet të shmangin logjikën e grevës duke iu bërë apel të gjithë drejtorëve të ruhen nga gjithëpërfshirja në politikë.’’, u shpreh Bajrami.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami shtoi se është i sigurt që nuk do të ketë greva, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.