Artistja Mimoza Studenica e ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për ta shprehur kreativitetin e saj.
Ndër shumë mjete siç janë lapsi, brusha, thëngjilli apo ngjyrat, ajo ka zgjedhur letrën për të krijuar vepra arti.
Ajo ka tashmë 10 vjet që merret me këtë lloj arti - që quhet filigran në letër, shkruan Klan Kosova.
"Një punim varet prej dimensionit - mi merr relativisht dy muaj kohë", tregon Studenica.
"Puna kërkon durim dhe imagjinatë - varet sa e duam punën dhe krejt është te durimi", shton ajo.
Më poshtë mund ta ndiqni kronikën e plotë të realizuar nga gazetarja Adea Grezda.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.