Milwaukee Bucks i është kthyer fitoreve në NBA, duke arritur kështu edhe triumfin e 10-të, nga 11 ndeshje sa luajtën gjithsej në sezonin e ri të ligës më të fortë të basketbollit në glob.
Megjithatë, Giannis Antetokounmpo me shokë fituan goxha me zor në sfidën ndaj Oklahoma City Thunder, të mërkurën mbrëma, pasi u desh loja shtesë e goxha djersë në të sosur të lojës që të përcaktohet ekipi më i mirë, shkruan Klankosova.tv.
Bucks fituan në fund më rezultat 136 me 132.
Është interesant se dy çerekët fillestarë përfunduan baras: i pari 27 me 27 ndërsa i dyti 28 me 28. Në të tretin Thunder ishte më i mirë, pasi shënoi 32 pikë e pësoi 29, ndërsa në të katërtin, Milwaukee e la Oklahoman të regjistrojë sërish 32 pikë, por vetë hipi në 35.
Kështu, katër çerekët e parë përfunduan me rezultatin përgjithësues 119 për njërin dhe klubin tjetër.
Në 5 minutat shtesë më të mirë ishin lojtarët vendas që i hipën përmbi atyre mysafirë me 4 pikë dallim, 17 me 13.
Rezultati përmbyllës i ndeshjes ishte 136 me 132 në të mirë të Milwaukee, që u kthehet fitoreve pas humbjes së parë të pësuar një xhiro më herët, nga Atlanta Hawks.
Deri në këtë disfatë, Bucks kishin 9 fitore rresht.
Milwaukee është lider në NBA. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.