Transmetimet e NBA në Artmotion vazhdojnë edhe të premten. Pas tre dueleve tejet interesante që keni ndjekur në ditët e para të javës tani radhën e ka sfida e tretë e serisë mes Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets.
Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 01:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Dy duelet e para të serisë i ka fituar skuadra e frikshme e Nets, andaj kjo ndoshta do jetë mundësia e fundit për "Drerët" e udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo që ta provojnë rikthimin.
Kujtojmë se skuadra që fiton katër duele kalon në finalet e lindjes.
Milwaukee, 5-shja e mundshme titullare:
Holiday, Middleton, Antetokounmpo, PJ Tucker, Lopez.
Brooklyn, 5-shja e mundshme titullare:
Irving, Brown, Harris, Durant, Griffin.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.