Superndeshja e gjigantëve të lindjes vjen ekskluzivisht në Artmotion. Antetokounmpo sfidon treshen Durant, Irving dhe Harden.
Pas përfundimit të raundit të parë të ndeshjeve në të dy konkurrencat tani radhën e kanë duelet gjysmëfinale të cilat pritet të jenë akoma më të zjarrta dhe interesante.
Dueli që spikat do të jetë padyshim ai që edhe do të hapë këtë fazë mes dy skuadrave të cilat cilësohen edhe si favoritet kryesore për të fituar titullin në fund, Milwaukeet dhe Brooklynit.
Milwaukee Bucks të Giannis Antetokounmpo dhe Khris Middleton udhëtojnë në New York për të përballur me Brooklyn Netsat e super yjeve: Kevin Durant, James Harden dhe Kyrie Irving. Kjo ndeshje luhet të dielen me fillim nga ora 01:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Këto dy skuadra sezonin e rregullt e përfunduan në pozitat 2 dhe 3 të lindjes teksa në raundin e parë të playoffit mposhtën Miamin dhe respektivisht, Bostonin.
Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:
Holiday, Middleton, Antetokounmpo, Tucker, Lopez
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
Irving, Harden, Durant, Griffin, Jordan
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.