Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica feston sot ditëlindjen e 25-të.
Në mes urimeve të shumta që kishte për datën e lindjes së tij, Rashica u urua edhe nga dikush i veçantë, përcjell Klan Kosova.
Është portieri vushtrrias, Petrit Tahiri ai që ka vendosur që në një formë mjaft të speciale ta urojë yllin kosovar që nga ky vit do të luajë në Premierligë të Anglisë me skuadrën Norwich City.
Tahiri ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë me një foto të Rashicën të bërë në vitin 2014 kur që të dy ishin pjesë e KF Llamkos Kosovës së Vushtrrisë, më saktë në lloçin e stadiumit "Ferki Aliu".
"Mos ndalo së ëndërruar, nuk ka arsyeje. Puno shumë që të kesh sukses", ishte mesazhi i zgjedhur nga Tahiri.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.