Milan Kerkez, i ka thënë "PO" kampionit të Premier Leagues, Liverpoolit.
Të paktën kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas tij, mbrojtësi hungarez ka pranuar të bashkohet me Kampionin e Anglisë, duke arritur marrëveshje për kushtet personale, transmeton Klankosova.tv.
Kerkez, pati një sezon fantastik në Premierligë me skuadrën e Bournemouthit, dhe mori vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Por, pavarësisht se pati disa oferta, 21 vjeçari tashmë ka pranuar që karrierën ta vazhdoj te skuadra e "The Reds".
Në sezonin që sapo e lamë pas, në fanellën e Bournemouthit futbollisti pati 41 paraqitje, duke i realizuar dy gola dhe gjashtë asistime, transmeton Klankosova.tv.
Vlera e hungarezit, në tregun e transferimeve është rreth 40 milionë euro.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.