Lajmet e fundit

Njëri nga fshatrat më të pasura të Europës, Oberwil-Lieli, po refuzon që të pranojë azilkërkues në gjirin e vet, mirëpo po i jep shtetit 200,000 franga në këmbim.
Të frikësuar se fëmijët dhe gratë e tyre mund të bëhen pre e sulmeve seksuale e po ashtu edhe nga rrezikimi i mënyrës paqësore të jetesës, ka bërë që ky fshat super i pasur alpin i Zvicrës, të votojë “jo” në referendumin ku kërkohej që në fshat të pranoheshin vetëm 10 emigrantë.
Fshati piktoresk, ku 300 milionerë përbëjnë popullatën prej 2200 banorësh, kanë shfrytëzuar fuqitë e tyre financiare për ta kundërshtuar kërkesën e qeverisë së tyre.