Miliona fëmijë në mbarë botën nuk janë vaksinuar kundër fruthit, përderisa shkrimet dhe postimet nëpër rrjetet sociale anti-vaksinim janë në rritje.
Një rritje në shpërthimet e fruthit në mbarë botën po ushqehet nga rënia e normave të vaksinimit, paralajmëroi Unicef.
Rreth 527,000 fëmijë në Britani të Madhe nuk u vaksinuan gjatë viteve 2010 dhe 2017 dhe përhapja e lajmeve të rreme lidhur me ndikimet e vaksinës është për t'u fajësuar.
Mbretëria e Bashkuar vjen e treta në një renditje globale që tregon numrin e fëmijëve të pavaksinuar në vendet me të ardhura të larta.
SHBA-ja kryesoi tabelat, me 2.593.000 të rinj që nuk morën dozën e parë të fruthit gjatë periudhës tetëvjeçare.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.