Lajmet e fundit

Milani ka rritur ofertën për Ardon Jasharin nga 32.5 milionë euro në 38 milionë sosh.
"AC Milan ka bërë një ofertë të re për Ardon Jasharin, me vlerë 32.5 milionë euro plus shtesa që mund të arrijnë në një paketë potenciale prej 38 milionë eurosh", shkruan gazetari Fabrizio Romano.
"Pavarësisht raportimeve për Borussia Dortmund dhe klube të tjera, Jashari i jep përparësi totale AC Milanit. Gjithçka tani varet nga Club Brugge".