Milan po mendon jo vetëm për fundin e sezonit, por edhe për të ardhmen. Së fundmi është zhvilluar një takim mes Massimiliano Allegrit, Igli Tares dhe Giorgio Furlanit.
Sipas mediave italiane, në këtë takim është diskutuar për buxhetin dhe ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ideja kryesore është krijimi i një ekipi me kombinim lojtarësh të rinj dhe me përvojë, transmeton Klankosova.tv.
Drejtuesit dhe trajneri janë në një linjë të përbashkët për strategjinë, duke synuar një skuadër më konkurruese në sezonet e ardhshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.