Milan ka marrë një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Torinos, në një ndeshje plot emocione dhe gola.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Pavlovic, por reagimi i Torinos ishte i shpejtë, me Simeone që barazoi shifrat brenda pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Milani u shfaq dukshëm më i mirë në fushë dhe e përktheu dominimin në gola.
Fillimisht shënoi Rebiot, ndërsa më pas Fofana realizoi për 3-1, duke i dhënë qetësi vendasve. Torino tentoi rikthimin në fund, me Vlasic që shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 3-2.
Me këtë fitore, Milan ngjitet në vendin e dytë në renditje, duke kaluar Napolin, që është edhe kundërshtari i radhës në kampionat.
Në anën tjetër, Torino vazhdon të ketë probleme me rezultatet dhe në javën e ardhshme përballet me Pisa, në kërkim të daljes nga kriza.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.