Alvaro Morata dhe Tijjani Reijnders kanë shënuar dy gola për Milanin në pjesën e parë kundër Empolit.
Skuadra e Ardian Ismajlit nuk mundi t'u bëjë ballë "Rossonerëve" në 45 minutat e para të kësaj përballje.
Me avantazh të dyfishtë, skuadra milaneze e qetë shkoi në pushimin mes dy pjesëve, raporton Klankosova.tv.
Pavarësisht rezultatit, reprezentuesi i Shqipërisë po zhvillon një ndeshje kompakte, duke u kuotuar edhe prej më të mirëve deri tani në fushë.
Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në fraksionin e dytë, Milan do t'i ketë 22 pikë, shtatë më pak se Napoli i vendit të parë në Serie A.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.