Milani po udhëheq me dy gola epërsi në pjesën e parë ndaj Udineses.
Në xhiron e 32-të të Serie A, golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Leao dy minuta para fundit të takimit.
Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë, Pavloviq dyfishoi epërsinë për milanezët, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rezultat, Milani pozicionohet në vendin e nëntë me 51 pikë, ndërsa Udinese në të 11-tin me 40 sosh.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.