Milani e ka shënuar fitoren e parë në Serie A, pasi e mposhti Leccen me rezultat 0:2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht se një u shënua në minutën e 4-të, por të njëjtën e anuloi VAR-i.
Kuqezinjtë kaluan edhe një herë në epërsi në minutën e 60-të të takimit, por VAR-i ia anuloi sërish golin Milanit.
Momenti i së vërtetës erdhi gjashtë minuta më vonë, ku Loftus-Cheek realizoi për 0-1, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Pulisiq i cili shënoi për 0-2 në minutën e 86-të.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.