Milani ka mundur Interin 1-0 në kryederbin e xhiros së 28-të të Serie A-së.
Mjaftoi një gol i Pervis Estupinianit në minutën e 35-të që Kuq e Zinjtë ta mposhtin rivalin e qytetit.
Liderët u orvatën ta barazojnë rezultatin sidomos gjatë pjesës së dytë, por skuadra e Massimiliano Allegrit u tregua më e vendosur si në sulm, si në mbrojtje.
Tani Zikaltrit kanë 67 pikë, shtatë më shumë se Milani që sonte arriti të shkrijë sadopak epërsinë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.