Milani e ka përmbyllur me fitore sezonin në Serie A, duke e mposhtur Monzan me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse në pjesën e dytë Gabbia ishte i pari që realizoi në minutën e 64-, kurse 10 minuta më vonë, Joao Felix vulosi rezultatin përfundimtar, njofton Klankosova.tv.
Ky sezon ishte tejet zhgënjyes për tifozët e Milanit, pasi klubi i tyre i zemrës garat evropiane do t’i shikojë nga shtëpia, pasi aktualisht renditet në vendin e shtatë me vetëm 63 pikë, një më shumë se Fiorentina që ka një lojë më pak të zhvilluar.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.