Milani e ka fituar derbin ndaj Napolit me rezultat 2:1 në xhiron e pestë në Serie A.
Saelemaekers e zhbllokoi sfidën që në minutën e 3-të të takimit pas një asistimi të Pulisiqit.
Ndërsa ishte pikërisht Pulisiq ai që realizoi për 2-0 në minutën e 31-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Estupinans, kurse tre minuta më vonë, De Bruyne u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Napoli tentoi deri në fund të takimit që të merrte së paku një barazim, por Milani u mbrojt mjaft mirë.
Aktualisht Milani gjendet në pozitën e parë me 12 pikë, aq sa ka edhe Napoli që është në vendin e dytë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.