Skuadra e Inter-it ka arritur që për herë të parë në garat evropiane t mposht Milanin dhe këtë në tentimin e 5-të.
Më parë ishin fitore të rossonerëve dhe 2 barazime përcjell klankosova.tv.
Teksa për herë të tretë në histori neroazzurët e mposhtin Milanin tri herë brenda një sezoni.
Kjo ka ndodh për herë të parë në vitin 1973/1974, pastaj në sezonin 1994/1995 dhe tani pas 28 vjetësh përsëritet historia.
Ndërkohë sulmuesi boshnjak Edin Dzeko bëhet futbollisti 11-të në gjysmëfinale të garave evropiane me dy ekipe të ndryshme.
Këtë më herët e kanë bërë edhe Cristiano Ronaldo, Zinedin Zidane, Andry Schevchenko, Fernando Torres, Robert Levandovski etj.
Po ashtu Dzeko dhe bashkë lojtari i rij Henrikh Mikhitaryan janë futur në listën e shënuesve më të vjetër të gjysmëfinaleve të Champions League.
Boshnjaku është i dyti kurse armeni i 7-ti.
Po ashtu Mikhitaryan realizoi golin e tretë më të hershëm për epërsinë 0:2 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.