Faqja zyrtare e Milanit në Tiktok ka publikuar një video me anë të cilës ua ka tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.
E veçanta e kësaj video është se në sfond dëgjohet kënga e reperit shqiptar Noizy, me titullin ”Fatos Nano”.
Aty shihet portieri i "Rossonerëve" Mike Maignan i cili del në nxemje në fushën e ”San Siros”, para duelit të mbrëmshëm ndaj Cagliarit.
Videoja është bërë goxha virale me 1.7 milionë shikime.
https://www.tiktok.com/@acmilan/video/7458744205968510230?embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121433650%2C121404359%2C121497414%2C121477481%2C121351166%2C121487028%2C73226838%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C121494655%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=indeksonline.net%2Fmilan-publikon-nje-video-me-kengen-e-noizyt-ne-sfond%2F&referer_video_id=7458744205968510230
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.