AC Milan, sonte do ta kërkojë çerekfinalen pas një kohe të gjatë.
Ekipi i Stefano Piolit, ndeshjen e parë kundër Tottenham Hotspur, e ka një përparësi të lehtë pasi italianët kanë epërsi prej një goli ndaj anglezëve.
Sonte “Rossonerët” në rast se kalojnë tutje, do të jenë në këtë fazë të garave pas 16 vjetësh.
Një ndeshje tjetër mjaft interesante, do të luhet edhe në “Allianz Arena”.
Bayern Munchen, është në kërkim të kalimit të pengesës të quajtur Paris Saint Germain.
Gjermanët kanë një epërsi ndaj francezëve prej një goli.
Ndeshjet e Champions League, nisin nga ora 21:00/ Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.