Sipas raportimeve në mediat italiane, Milan është futur në garë për të nënshkruar me sulmuesin gjerman Niclas Füllkrug, i cili aktualisht është pjesë e West Ham United.
32-vjeçari nuk ka arritur të sigurojë vend titullari në Premier League dhe po kërkon një mundësi të re për të rifituar formën e tij më të mirë.
Klubi italian e sheh si përforcim ideal për repartin ofensiv, duke synuar ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.