Pretendenti kryesor për titull në Serie A, Napoli e ka pësuar një humbje të thellë nga kampioni në fuqi Milan.
Në stadiumin "Diego Armando Maradona", napolitanët humbën me rezultat 0:4.
"Kuq e zinjtë", dominuan totalisht ndeshjen.
Llogarinë e hapi Rafael Leao, në minutën e 17-të.
Tetë minuta më vonë në të 25-tën shifrat në 0:2 i çoi Brahim Diaz.
Në minutën e 59-të në skenë doli sërish Leao për 0:3, e rezultatin përfundimtar e vulosi Alexis Saelemaekers.
Napoli, ku luan edhe futbollisti i Kosovës Amir Rrahmani, është bindshëm i pari me 71 pikë, 16 më shumë se Lazio, që ka zënë vendin e dytë me 55 pikë.
Skuadra e Stefano Piolit, renditet e treta me 51 pikë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
Rafael Leao gives AC Milan the lead vs Napoli in the big match.#NapoliMilanpic.twitter.com/bqFgD0qCDI
— $ (@samirsynthesis) April 2, 2023
owned #leao #ACMilan #napolivsmilan pic.twitter.com/3yLx8j0Zlw
— mazdinhoo (@mazdinhoo_) April 2, 2023
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.