Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Interit dhe Milanit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Sfidën e parë e fitoi skuadra e Interit me rezultat 2-0. E në ndeshjen kthyese “Nerazzuri” luan si vendas, prandaj tifozët e tij kanë arsye të fortë të dalin në rrugët e qytetit të Milanos.
Ne fakt edhe ashtu po ndodh, mijëra tifozë kanë pushtuar qendren e Milanos duke e përkrahur klubin e tyre të zemrës pasi me një këmbë janë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja, Inter – Milan fillon nga ora 21:00.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.