12.11.2016 · përditësuar para 3531 dite1 min lexim
Michelle Obama është shfaqur për të fundit herë si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kopertinën e revistës së famshme “Vogue”.
Numri i radhës së kësaj reviste ka realizuar një fotosesion me Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë, të cilin e ka titulluar “Michelle Obama, Zonja e Parë me të cilën u dashurua gjithë bota”.
E Michelle Obama, që gjithmonë ka një dukje të sofistikuar dhe elegante, nuk dëshpëroi as kësaj radhe.
Ajo është paraqitur në dy foto me fustan ngjyrë të errët ndërsa në kopertinë ka te veshur një fustan të bardhë.
Fotografitë janë realizuar nga fotografja Annie Leibovitz.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.