Kosova të martën do të luajë finalen e ''play-off''-it ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës.
Drejtori gjeneral i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka zbuluar se gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë anglezi, Michael Oliver, shkruan KlanKosova.tv.
Oliver do të asistohet nga Stuart Burt dhe James Mainëaring, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.
Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e madhe ndaj Turqisë.
Ndeshja do të luhet në "Fadil Vokrri" të martën me fillim nga ora 20:45./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.