Aktori legjendar Michael Cain ka dhënë mendimin e tij mbi largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Ai ka parashikuar se dalja e Britanisë nga BE-ja është në rregull, dhe ka shpjeguar se pse ka votuar pro këtij veprimi, shkruan NME, transmeton Klan Kosova.
“Mendoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, tha Caine për Sky News.
“Unë kam votuar për Brexit”, vazhdoi ai.
“Më mirë bëhem mjeshtër i varfër se sa shërbëtor i pasur. Nuk kishte të bënte asgjë me racizmin, me imigrantët, kishte të bëjë me lirinë”.
“Në politikë, ju gjithmonë do të humbeni dhe pastaj ta gjeni rrugën tuaj, andaj do të bëhet mirë”, shtoi Caine.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.