Miami Heat ka siguruar biletën për në finalen e Konferencës Lindore të NBA-së me një fitore 99-90 ndaj Philadelphia 76ers, derisa Dallas Mavericks shmangu eliminimin në Perëndim.
Jimmy Butler shënoi 32 pikë kundër ish-skuadrës së tij, fitorja në Filadelfia i dha Miamit një triumf 4-2 në serinë e tyre më të mirë nga shtatë në raundin e dytë kundër 76ers.
Në finalen e Konferencës së Lindjes, Miami Heat do të pres fituesin e duelit Boston Celtics - Milwaukeee Bucks.
Derisa një ndeshje tjetër fantastike është zhvilluar në "American Airlines Arena", ku Dallas Mavericks ka fituar ndaj Phoenix Suns me rezultat 113-86, derisa kanë barazuar serinë e ndeshjeve në 3-3.
Më i dalluari ishte Luka Doncic me 33 pikë, 11 kërcime dhe tetë asistime".
Përballja e tyre e shtatë do të jetë vendimtare për kalim në finale. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.