Miami Heat e ka arritur edhe fitoren e katërt ndaj Philadelphia 76ers për të kaluar në finale të Konferencës së Lindjes në NBA.
Jimmy Butler udhëhoqi mysafirët drejt fitores së fundit me 32 pikë e tetë kërcime, ndërkaq i lënduari Joel Embiid prapë u dallua më së shumti me 20 pikë e 12 kërcime.
Aq pikë për Sixers pati edhe Tyrese Maxey, por James Hardeni i shënoi vetëm 10 sosh, duke ua bërë më të vështirë punën vendësve.
Miami në finale pret fituesin midis përballjes tjetër në Lindje, Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks.
https://www.youtube.com/watch?v=n5ZnbjE1Ahs
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.