Tashmë janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit që e kanë siguruar biletën për në Play-Off -in e ligës kryesore në basketboll – NBA.
Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota Timberwolves triumfoi pa problem ndaj Oklahoma City Thundur me rezultat 120-95.
Timberwolfes ishin më të mirë thuajse në të gjithë periudhat. 24-23, 33-24, 38-31 dhe 25-17.
Më i dalluari në fitoren e tyre ishte Karl-Anthony Towns me 28 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.
https://twitter.com/Timberwolves/status/1647091621786185728
Ndërkohë në Lindje, Miami Heat triumfoi ndaj Chicago Bulls me rezultat 102-91.
Heat e dominoi të gjithë ndeshjen, madje Chicago tek në çerekun e tretë arriti të barazojë rezultatin për herë të parë në ndeshje. Por, çereku i katërt ishte përcaktues në fitoren e Miamit.
https://twitter.com/NBA/status/1647051682054914049
Më i dalluari në fitoren e Heat ishte Jimmy butler me 31 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.
https://twitter.com/MiamiHEAT/status/1647051018587324417
Kështu Milwaukee Bucks do të ketë punë me Miami Heat, Cleveland Cavaliers me New York Knicks. Boston Celtics do të përballet me Atlanta Hawks, ndërsa Philadelphia 76ers me Brooklyn Nets.
Denver Nuggets do të ballafaqohet me Minnesota Timberwolfes, që të premten mbrëma mori biletën.
Phoenix Suns do luaj me Los Angeles Clippers. Memphis Grizzlies do të ketë punë të vështirë me Los Angeles Lakers, në një ndeshje impozante.
Teksa kampioni në fuqi Golden State Warriors do të ballafaqohet me Sacramento Kings për një vend në çerekfinale. /Klankosova.tv.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.