Skuadra Miami Heat ka shkruar një copë histori, të martën mbrëma.
Ekipi në fjalë regjistroi rekord të saktësisë së gjuajtjeve nga fusha, në ndeshjen ndaj Chicagos, të humbur nga klubi i fundit, 111 me 129, njofton NBA, transmeton Klan Kosova.
Heat qëlloi 52 nga 77 tentimet e bëra, pra një saktësi prej 67.7 për qind.
Por kjo është një e arritur interesante edhe për NBA.
Hera e fundit që ishte arritur një përqindje e tillë ishte më 27 shkurt 2010, dhe pikërisht në një ndeshje të Miamit, kundër Utah.
Më të saktë se që u treguan lojtarët e Heat, të martën, ishin vetëm kolegët e tyre të Los Angeles Clippers, po shumë kohë më parë. Ata patën regjistruar 69.3 për qind të gjuajtjeve nga fusha, në ndeshjen e luajtur më 13 mars 1998.
"Nuk e kam idenë se cfarë ndodhi", tha pas takimit lojtari më i mirë i Miamit, Dëayne Ëaid.
Pak a shumë pa ide ishin edhe djemtë e Chicagos.
"Ata thjesht po bënin cfarë donin", tha Paul Gasol i Bulls.
Heat mban vendin e katërtë në konferencën lindore, ndërsa Chicago ndodhet në pozitën numër 9.
Një përmbledhje nga kjo ndeshje mund ta ndiqni këtu:
http://www.nba.com/games/20160301/CHIMIA/gameinfo.html?ls=iref:nba:scoreboard
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.