Sonte në orën 20:00, do të luhet një ndeshje vendimtare për fatet e dy klubeve franceze. Metz dhe Reims përballen në Play Off-in e Ligue 1.
Ky ballafaqim përcakton se cila skuadër do të garojë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit francez, Ligue 1, dhe cila do të bie në Ligue 2.
Reims është skuadra e tretë nga fundi në elitën franceze të futbollit, kurse Metz e treta në fillim, sa i përket renditjes në divizionit e dytë.
Fituesi i këtij dueli do të luajë në Ligue 1 në sezonin 2025/26, ndërsa humbësi do ta nisë edicionin e ri në Ligue 2.
Kjo super sfidë transmetohet në platformën kryesore televizive, Artmotion, në kanalin Sport2.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.