Legjenda argjentinase Lionel Messi ka reaguar pas kurorëzimit të ish-shokut të tij të skuadrës te Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, i cili është shpallur fitues i Topit të Artë 2025.
Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, kapiteni i Inter Miami komentoi në postimin e Dembélés:
“Big Ous. Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton.”
Më 22 shtator, francezi 28-vjeçar iu dha çmimi i dëshiruar nga revista France Football, duke lënë pas sensacionin e ri spanjoll Lamine Yamal. Sulmuesi i PSG-së mori Topin e Artë nga duart e legjendës braziliane Ronaldinho.
Me këtë triumf, Dembélé hyn në rrethin elitë të legjendave të futbollit francez, duke u bërë lojtari i gjashtë francez që fiton Topin e Artë pas Michel Platinit (fitues tre herë 1983-1985), Raymond Kopa-s (1958), Jean-Pierre Papin (1991), Zinedine Zidane (1998) dhe Karim Benzema-s (2022).
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.