Lajmet e fundit

Inter Miamit ka humbur me rezultat 1:3 ndaj Atlanta United në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në ligën elitare të futbollit në ShBA, MLS.
Gol të bukur në këtë lojë ka realizuar fituesi i tetëfishtë i "Topit të artë", Lionel Messi.
Messi shënoi në minutën e 62-të për ta ngushtuar epërsinë e ekipit kundërshtar në 1:2.
Skuadra e menaxhuar nga Tata Martino, tentoi disa herë ta barazonte rezultatin me anë të Messit dhe Suarezit, por nuk arritën.
Në minutën e 73-të, Thiare ia shuajti gjasat Inter Miamit, pasi shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.
Këtë sezon në MLS, Lionel Messi ka shënuar 11 gola, dy më shumë i ka Arango i Real Salt Lake (13), që po i prin listës së golashënuesve.