Lionel Messi ka reaguar pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas.
Ai ka postuar një fotografi bardhë e zit ë ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe Portugalisë, me mesazhin “QEPD”.
“QEPD” është shkurtimi i frazës spanjolle “que en paz descanse”, që përkthehet si “u prehtë në paqe”, transmeton Klankosova.tv.
Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare.
Siç raportohet, lojtari vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.