Lionel Messi ka shënuar 51 gola në 49 paraqitje këtë sezonë dhe po ashtu ka 504 gola të realizuar në karrierën e tij për Barcelonën – më së shumti në histori.
Befasisht argjentinasi këtë të premte ka marrë trofeun e “Futbollistit të Muajit” për muajin prill në La Liga. Por që kjo është vetëm hera e dytë në karrierën e tij që ai merr këtë çmim, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i vitit 2013, kanë qenë futbollistët tjerë të Barcelonës dhe Real Madrid që rrallë e kanë marrë këtë trofe.
29 vjeçari në muajin prill ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje kampionate.
Messi këtë çmim e ka fituar më parë, në janarin e vitit 2016 – hera e parë për të.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.