Klubet futbollistike më të njohura nga e gjithë bota po i vazhdojnë garat në Kupës e Botës.
Shumë përballje interesante, aksione e gola, po i sjell ekskluzivisht platforma kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Sot sikur edhe çdo ditë, kanalet sportive të këtij gjiganti janë të mbushura plot me adrenaline e emocione.
Të enjten do të dominoj futbolli, por ka edhe sporte të tjera.
Me fillim nga ora 18:00, në kanalin Sport 1 nën komentimin e Andi Shabanit vjen ndeshja Palmeiras – Al Ahly.
Kurse nga ora 21:00 Lirim Peci, vjen me ndeshjen Inter Miami – Porto, që transmetohet në kanalin e parë sportiv.
Derisa nga ora 18:00, në Sport 2 vjen dita e 7-të e bllokut final të botërorit të xhudos./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.