Lionel Messi synon që të bëhet futbollisti i dytë në histori pas Alfredo Di Stefano që shënon në tri e më shumë finale të garës më të madhe në Evropë për klube.
Legjenda e klubit pati shënuar pesë gola në fazën finale të kësaj gare, që është rekord goxha më i mirë se ai i argjentinasit.
Messi në finale ka shënuar tre gola, dy në një dhe një në tjetrën finale. Asi argjentinas starton në finale pas një performance brilante në finale të Copa del Rey. ‘Pleshti’ është në formën e tij më të mirë, duke shënuar shumë gola, krijuar hapësira për bashkëlojtarët dhe asistuar.
Kështu, të shtunën mbrëma, Messi mund të lë prapa Cristiano Ronaldo, Raul dhe Eo’o që kanë shënuar në dy finale, duke u bërë i pari që shënon në tri finale Champions League, pasi deri tash ka shënuar në dy dhe atë ndaj Manchester në të dy rastet.
Magjistari Messi gjithmonë shfaqet atëherë kur skuadrës i duhet më shumë, prandaj ai është shpresa më e madhe e Barcelonës dhe frika më e madhe e Juventusit, të shtunën në Berlin.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.