Lionel Messi, e pësoi një lëndim serioz në ndeshjen e dytë të Kupës së Ligës Amerikano-Meksikane, ku Inter Miami u përball me skuadrën meksikane Necaxa.
Në minutën e 7-të, pas një depërtimi të shpejtë drejt zonës kundërshtare, Messi u rrëzua në tokë dhe qëndroi i shtrirë para se të përpiqej të vazhdonte lojën.
Megjithëse u përpoq të kthehej në fushë, pas disa minutash iu desh të kërkonte ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas u zëvendësua, duke shqetësuar tifozët dhe stafin teknik.
Trajneri, Javier Mascherano, konfirmoi pas ndeshjes se bëhet fjalë për një dëmtim të muskujve të kofshës dhe se pritet të bëhen ekzaminime të detajuara për të përcaktuar kohën e rikuperimit.
“Messi nuk mundi të vazhdonte të luante. Do të presim përgjigjet mjekësore për të kuptuar më shumë mbi seriozitetin e dëmtimit,” deklaroi ai para mediave transmeton Klankosova.tv.
Por, pavarësisht mungesës së argjentinasit, skuadra e tij arriti të barazonte ndeshjen në minutën e 92-të me një gol të Jordi Albës, për rezultatin 2:2.
Në serinë e penalltive, skuadra nga Miami u tregua më e saktë, duke fituar 5:4 dhe duke siguruar pothuajse një vend në çerekfinalet e kësaj gare.
https://www.youtube.com/watch?v=-PTSiLGr3w4
https://www.youtube.com/watch?v=-PTSiLGr3w4
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.