Inter Miami humbi dje finalen e Kupës së Ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u mposhtur me rezultat 3:0 nga Seattle Sounders.
Kjo shënoi finalen e 12-të të humbur në karrierë për argjentinasin, Leo Messi, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndeshjes pati edhe tensione mes futbollistëve të dy ekipeve që provuan t'i sqarojnë hesapet brenda në fushë.
Për ndryshe, Messi ishte i vetmi lojtar nga ekipi i Inter Miamit që qëndroi deri në fund të ceremonisë dhe ngritjes së trofeut nga ekipi kundërshtar.
A huge fight broke out after the Leagues Cup Final between Inter Miami and the Seattle Sounders ? pic.twitter.com/7qc31GKnW4