Kapiteni i Inter Miamit, Lionel Messi e përfundoi me një “hat-trick” ditën e fundit të sezonit të rregullt të MLS të shtunën, duke siguruar Çmimin “Golden Boot” 2025 (Këpuca e Artë) të ligës amerikane.
Tre golat e Messit, së bashku me një asistim, ndihmuan Miamin të fitonte 5-2 ndaj Nashville SC, transmeton klankosova.tv.
Sulmuesi argjentinas shënoi 29 gola në 28 ndeshje të sezonit të rregullt, duke u bërë golashënuesi më i mirë i MLS për herë të parë.
Konkurrentët më të afërt ishin Denis Bouanga nga LAFC dhe Sam Surridge nga Nashville SC, të cilët e përfunduan sezonin me nga 24 gola secili.
Vetëm tre lojtarë në histori – Carlos Vela (34 gola), Josef Martínez (31) dhe Zlatan Ibrahimovic (30) – kanë shënuar më shumë gola në një sezon të rregullt të MLS sesa Messi me 29.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë pati gjithashtu 19 asistime, numri më i lartë në ligë. Me 29 gola dhe 19 asistime, Messi përfundoi vetëm një kontribut më pak se rekordi i Velas në MLS (49 përfshirje në gola gjatë një sezoni të rregullt).
Falë kontributit të tij, Inter Miami e mbylli kampionatin në vendin e tretë në Konferencën Lindore, duke siguruar avantazhin e fushës për “playoff”.
Skuadra e Messit do të përballet sërish me Nashville SC në raundin e parë të “playoff" të MLS 2025.
https://www.youtube.com/watch?v=SGAuu9zVRnw&si=WqGebkATK4UcYdgT&fbclid=IwY2xjawNhoBZleHRuA2FlbQIxMABicmlkETExamgzSzMyQ0ZqT1h2OXNtAR46iKUvCHovSukgUaF6R-BWmQFDpBoBYjS3VjiEjw-5CBjeUI6T4KueoQZtSA_aem_MMahIffbKkHCRKLFpP5_dg
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.