Dje u hodh shorti i grupeve për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Dyshja legjendare, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, do të kenë “një vallëzim të fundit” në Botërore me kombëtaret e tyre, Argjentinën dhe Portugalinë.
Përderisa, Argjentina e Messit është pozicionuar në Grupin J, ndërsa Portugalia e Ronaldos në Grupin K, rruga e shortit i vendos dy gjigantët në të njëjtën anë të krahut të turneut. Kjo e bën një duel mes tyre jo të mundshëm më herët.
Ata do të mund të përballen në çerekfinale në rast se kombëtaret e tyre kualifikohen tutje.
Përballja do të ishte historike: dy ikonat më të mëdha të dekadës së fundit në futboll, ndoshta në Botërorin e fundit të secilit, përballë njëri-tjetrit në fazën më të nxehtë të turneut.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.