Për shkak të angazhimeve në Superkupën e Italisë, disa prej ekipeve kryesore të Serie A nuk do të zbresin në fushë këtë fundjavë për ndeshjet e javës së 16-të. Interi, Napoli, Milani dhe Bologna kanë shtyrë takimet e tyre dhe tashmë është përcaktuar kalendari i rikuperimeve.
Të katër këto përballje do të zhvillohen në mesin e muajit janar. Të mërkurën, më 14 janar, Napoli do të presë Parmën në orën 16:30, ndërsa në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:45, Interi do të përballet me Lecce.
Një ditë më pas, të enjten më 15 janar, Bologna do të luajë në transfertë ndaj Veronës në orën 16:30, ndërsa Milani do të udhëtojë për t’u ndeshur me Comon në orën 20:45.
Ndërkohë, sa i përket Superkupës së Italisë, nesër do të zhvillohet finalja e madhe mes Napolit dhe Bolognës, një duel që pritet me interes të madh nga tifozët dhe që transmetohet në Sport1.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.