Mesfushori zviceran Fabian Rieder ka paralajmëruar ndeshje të vështirë ndaj Kosovës më 5 shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Rieder foli të mërkurën në një konferencë për media, teksa u pyet se si i sheh “Dardanët” në këtë fazë.
“I gjithë ekipi janë në një pozicion të mirë. Kanë shumë cilësi. Padyshim se nuk janë vend i vogël. Një kundërshtar shumë, shumë i mirë ku na duhet të luajmë në limitet tona”, u shpreh ai, raporton Klankosova.tv.
Rieder është transferuar tek Augsburgu nga Rennesi francez, ku tashmë do të luajë përkrah Elvis Rexhbeçajt të Kosovës.
Ndeshja Zvicër-Kosovë luhet të premten nga ora 20:45 në Bazel. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.