Një vajzë 11-vjeçare nga Miçigani i ShBA-së, Josie Law, zbuloi një shishe me mesazh në breg të Floridës gjatë pushimeve me familjen.
Mesazhi, që thuhet se ishte hedhur në det tetë vjet më parë nga Hawaii, përmbante një shënim me një numër telefoni dhe një përshëndetje për atë që do ta gjente.
Nëna e Josies kontaktoi numrin dhe mori përgjigje nga një 21-vjeçare nga Hawaii, e cila tregoi se e kishte hedhur shishen në det bashkë me vëllamë e saj në vitin 2018, kur ishte vetëm 13-vjeçare. Ajo tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë që mesazhi do të përfundonte në anën tjetër të botës.
Sipas një meteorologu amerikan, edhe pse e pazakontë, një udhëtim i tillë përmes oqeanit është teknikisht i mundur, raporton WTSP-TV , transmeton Klan Kosova.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.